TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 17:52

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pjesëmarrja mbetet e ulët; 27 për qind kanë votuar deri në orën 17:00!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pjesëmarrja mbetet e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 të pasdites së sotme, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, kanë ushtruar të drejtën e votës 27,87% e qytetarëve të regjistruar.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë arrin në 546.185 persona.

Pjesëmarrja deri në orën 17:00 mbetet në nivele relativisht të ulëta krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por pritet të rritet ndjeshëm gjatë orëve të mbetura të votimit, pasi tradicionalisht pasdite vonë dhe në mbyllje të qendrave të votimit regjistrohet fluksi më i madh i votuesve.

KQZ-ja ka theksuar se procesi po zhvillohet pa probleme të mëdha dhe ka ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit deri në orën 19:00, kur mbyllen zyrtarisht kutitë.

 

kosova zgjedhje

Lini një Përgjigje