TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 14:48

Mediat botërore fokusohen te zgjedhjet në Kosovë: Votim i tretë brenda 18 muajsh mes krizës politike

Shkruar nga Pamfleti
Mediat botërore fokusohen te zgjedhjet në Kosovë: Votim i
Ilustrim

Reuters, AP dhe Euronews raportojnë për votimin e tretë brenda 18 muajsh dhe ndikimin e krizës politike në vend.

Kosova po zhvillon këtë të diel zgjedhje të parakohshme parlamentare, një proces që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të krizës së zgjatur politike dhe përsëritjes së zgjedhjeve në një periudhë të shkurtër kohore.

Reuters e trajton procesin zgjedhor si një tjetër përpjekje për të dalë nga bllokada institucionale që ka lënë vendin pa një qeveri funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar. Agjencia vlerëson se paqëndrueshmëria politike ka ndikuar në ritmin e reformave dhe ka shtyrë përpara disbursimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Sipas raportimit të Reuters, votuesit kërkojnë zgjidhje për situatën politike, ndërsa presin përmirësim të kushteve ekonomike, rritje pagash dhe ulje të kostos së jetesës.

Edhe Associated Press e vendos theksin te fakti që qytetarët po marrin pjesë në zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se 18 muajsh. Agjencia e lidh procesin me përpjekjet për të zhbllokuar krizën politike që ka shoqëruar vendin gjatë muajve të fundit.

Në raportimin e saj, AP nënvizon se ekonomia e Kosovës është përballur me vështirësi të shtuara nga pasojat e krizës globale të energjisë dhe rritja e çmimeve të karburanteve. Agjencia vëren gjithashtu se mungesa e kompromisit mes forcave politike ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët kërkojnë më shumë fokus te çështjet ekonomike dhe standardi i jetesës.

Euronews i kushton hapësirë reagimit të elektoratit ndaj situatës politike. Sipas këtij mediumi, pakënaqësia publike është rritur pas muajsh bllokimi institucional dhe mosmarrëveshjesh mes forcave politike.

Raportimi thekson se kriza u thellua pasi parlamenti nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri në muajin prill, duke shtuar vështirësitë e krijuara pas zgjedhjeve të shkurtit 2025. Sipas Euronews, votimi i së dielës zhvillohet në një klimë të ngarkuar politike, ndërsa qytetarët kërkojnë një zgjidhje për ngërçin institucional.

zgjedhje kosova mediat nderkombetare

Lini një Përgjigje