TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 19:50

Igli Tare pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani, gazetari italian del kundër shqiptarit: Në 4 vite ka krijuar vetëm katastrofa

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani,

Igli Tare është favorit për marrë postin e drejtorit sportiv të Milanit.

Një hap që do të ishte historike si për karrierën e tij, por njëkohësisht edhe për Shqipërinë. Kështu vendi ynë do të kishte një figurë që ne na përfaqëson në rolin drejtues të një klubi të madh në Serinë A dhe në Europë.

Por gazetari italian Alfredo Pedula ka dalë hapur kundër kësaj lëvizje. Sipas tij, Tare nuk është në një nivel të lartë për të qenë pjesë e Milanit si drejtor sportiv.

Gjithashtu Pedula nënvizon se puna e mirë e Tares te Lacio ishte vetëm për pak kohë, pasi në vitet e fundit goditjet e tij linin për të dëshiruar.

Askush nuk flet për Fabianin (drejtori sportiv i Lacios), por të gjithë flasin për Taren që bëri disa lëvizje të shkëlqyera te Lacio më parë. I bëri, por 8 vite më parë, me Luis Alberton dhe Milinkoviç Saviç, por në 3-4 vitet e fundit te Lacio ka qenë katastrofë.

Kur erdhi Fabiani pastaj ishte si një viktimë te Lacio, mediat e sulmonin dhe thanë se ky njeri do ta prishë Lacion pasi nuk ka aftësi, se nuk njeh lojtarët.

Mua personalisht m’u duk e kundërta. Nëse shihni me vëmendje transferimet e Lacios këtë verë, ka një ekip të mrekullueshëm në fushë, që ka gjetur personalitet.

Meritat e Fabianit? Nga 1-10 meriton 11. Ai është “binjaku i varfër’ i një “drejtori të madh” si Igli Tare që në katër vitet e fundit ka krijuar vetëm katastrofa”, shkruan Pedula.

gazetari italian alfredo pedula igli tare

Lini një Përgjigje