TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 17:15

Ka dhënë 2 asiste dhe i realizoi gol Torinos, Berat Gjimshiti lojtari më i vlerësuar i muajit shkurt në Serinë A (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ka dhënë 2 asiste dhe i realizoi gol Torinos, Berat Gjimshiti lojtari

Berat Gjimshiti është futbollisti më i vlerësuar i muajit shkurt në Serinë A. Ka qenë faqja e statistikave ‘Who Scored’ që e ka vlerësuar kapitenin e Kombëtares dhe mbrojtësin e Atalantës me notën 7.9, së bashku me Kastejanos të Lacios.

Gjimshiti nuk ka menduar vetëm për të penguar kundërshtarët të realizojnë, por ka shënuar gol ndaj Torinos dhe ka dhënë 2 asiste, me Veronën dhe Empolin.

Në katër ndeshjet e luajtura në shkurt, Gjimshiti ka qenë ndër më të vlerësuarit në fushë dhe mesatarja e paraqitjeve ka bërë që të jetë më i miri i muajit.

Lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, kundër Anglisë në Londër më 21 mars dhe tre ditë më vonë në Tiranë kundër Andorrës.

Ka dhënë 2 asiste dhe i realizoi gol Torinos, Berat Gjimshiti lojtari

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje