
Rei Manaj në modë. Sulmuesi shqiptar i Sivasporit mund të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. Sipas asaj që shkruan “Aksam.com”, Beshiktashi është vendosur në ndjekje të Manaj.
Duke parë vështirësitë që po has Çiro Imobile, bardhezinjtë besojnë se lojtari kuqezi do zgjidhë çështjen e golit.
Sivaspori dëshiron që të mbajë në ekip Manajn edhe për sezonin e ardhshëm, por nëse vjen një ofertë e mirë që do “tundonte” 28-vjeçarin, klubi do dorëzohej.
Sulmuesi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 7 gola.
Lini një Përgjigje