TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 13:21

Përballja me Bayern, Jonatahn Tah: Duhet të presim në mbrojtje

Shkruar nga Pamfleti

Përballja me Bayern, Jonatahn Tah: Duhet të presim në mbrojtje

Jonathan Tah, lojtari i Leverkusen doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bayern në Champions.

“Bayern? Një skuadër e nivelit më të lartë, me shumë eksperiencë në këtë kompeticion.

Sigurisht që do të jenë dy ndeshje shumë të ndryshme. Me siguri do të ketë momente në të cilat kundërshtari ndoshta do të ketë më shumë kontroll mbi lojën. Ne duhet të tregojmë se mund të presim në mbrojtje.

Të dyja skuadrat i shoh në një nivel absolutisht të barabartë dhe, për mendimin tim, dy skuadrat më të mira gjermane janë përballë njëra-tjetrës, me futbollin më të bukur”, tha ai.

Lini një Përgjigje