TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2025, 19:39

Kritikoi gjyqtarin dhe drejtuesin e arbitrave, UEFA i vendos gjobë të “kripur” Claudio Ranierit

Shkruar nga Pamfleti

Kritikoi gjyqtarin dhe drejtuesin e arbitrave, UEFA i vendos gjobë të

UEFA ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të dëgjojë kritika nga askush për gjyqtarët dhe mënyrën se si ata drejtojnë ndeshjen, edhe pse një kritikë e tillë ka ardhur nga një figurë e respektuar nga të gjithë si Claudio Ranieri.

Ky i fundit, pas ndeshjes së Romës përballë Portos në Ligën e Europës, kritikoi hapur kryesorin gjerman Tobias Shtiler, i cili sipas tij kishte dhënë vendime të dukshme kundër italianëve. Ai nuk kurseu as italianin Roberto Rosetti, i cili është personi që cakton gjyqtarët për ndeshjet ndërkombëtare në emër të UEFA-s.

“Roseti është njeri me integritet, çfarë duhet të tregojë një njeri serioz? Nuk e kuptoj. Dërgon në gjyqtar i cili ka këto të dhëna: në 21 ndeshje, ekipi që luan jashtë ka bërë vetëm 9 barazime, pjesën tjetër të ndeshjeve i ka fituar ekipi pritës. Siç e di unë, e di edhe ai:, tha Ranieri pas ndeshjes së parë ndaj Portos të cilën skuadra e tij e mbylli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Bryan Cristante.

“Një mik i imi më tha se ai dërgoi Tejlor në finalen e Budapestit. Atëherë kuptohet gjithçka”, ishin fjalët e mëtejshëm të Ranierit për të cilat ai ka marrë një dënim shembullor.

UEFA ka bërë të ditur sot se trajneri italian është dënuar me një gjobë prej 20 mijë eurosh për këto deklarata. Një mesazh i qartë për këdo tjetër që tenton të sulmojë zgjedhjet e institucionit të futbollit sa u përket xhaketave të zeza.

Lini një Përgjigje