TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2025, 15:25

E ardhmja e Kimmich te Bayern në pikëpyetje, çfarë pritet para ndeshjes me Leverkusen

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Kimmich te Bayern në pikëpyetje, çfarë pritet

E ardhmja e Joshua Kimmich te Bayern Munchen është në pikëpyetje. Klubi i kishte propozuar Kimmich një kontratë të re deri në 2028-ën me vlerë 20-22 milionë euro në vit, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme, por në orët e fundit gjigandi bavarez ka tërhequr propozimin e parë, duke kërkuar rihapjen e negociatave.

Joshua Kimmich dhe Max Eberl kishin një marrëveshje verbale mes tyre ku përcaktoheshin kushtet, ndërsa lojtarit të kombëtares i ishte kërkuar nga bordi mbikëqyrës i Bayernit që të merrte një vendim fundjavën e kaluar.

Ai e humbi këtë afat për shkak se u lëndua të dielën kundër Frankfurtit. Bordi mbikëqyrës më pas e tërhoqi ofertën të hënën dhe e informoi Kimmich se nëse donte të zgjaste kontratën e tij, do të duhej të negocioheshin kushte të reja.

Pavarësisht ofertës së tërhequr, synimi i të gjithë drejtuesve të Bayernit është ende vazhdimi i kontratës me Kimmich. Një vendim përfundimtar mund të merret brenda 48 orëve, para ndeshjes kundër Leverkusen.

Lini një Përgjigje