TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 23:10

Atletiko e Madridit bën detyrën dhe merr përkohësisht kreun, “Los Kolçoneros” tregohen cinikë ndaj Bilbaos

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko e Madridit bën detyrën dhe merr përkohësisht kreun,

Atletiko e Madridit ka fituar 1-0 ndaj Athletik Bilbaos në “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 në La Liga. Ishte i zakonshmi Julian Alvarez që shënoi golin e fitores për “Los Kolçoneros”. 

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 66, pas një asisti të marrë nga Llorente, Alvarez i futur 6 minuta më parë në fushë, dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. 

Pas kësaj fitoreje, Atletiko e Madridit merr përkohësisht vendin e parë me 56 pikë, dy pikë më shumë se Barcelona dhe Reali i Madridit. Barcelona luan nesër në fushën e saj ndaj Sociedadit, ndërsa “Los Blancos” bënë sot një hap fals pas humbjes 2-1 ndaj Betis. 
 

atletiko e madridit atletik bilbao la liga

Lini një Përgjigje