
Bajer Leverkusen i Granit Xhakës, triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Ajntrakt Frankfurtit, në duelin ku ishte protagonist edhe mesfushori me origjinë shqiptare.
Xhaka asistoi për golin e parë të shënuar nga Tela në minutën e 26, ndërkohë që Mukiele në minutën e 29 dhe Patrik Shik në minutën e 33, ngritën shifrat në 0-3. Golin e nderit për vendasit e shënoi sulmuesi Ekitike, në minutën e 37. Për të “vulosur” triumfin e Leverkusenit, mendoi Garsia në minutën e 62.
Falë këtij triumfi, “Aspirinat” u ngjitën në kuotën e 53 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë me një diferencë –8 nga kryesuesit e Bajernit të Mynihut.
Në duelin e radhës skuadra e Xhakës do të presë Verder Bremenin. Për sa i përket diferencës me Ajntrakt Frankfurtin e vendit të tretë, ajo është thelluar në 11 pikë.
Lini një Përgjigje