
Betis ka fituar 2-1 ndaj Realit të Madridit në “Benito Villamarin” në sfidën e vefshme për javën e 26 në La Liga. Ishin madrilenët ata që kaluan të parët në avantazh. Pas një aksioni të bukur, Kilian
Mbape pasoi për Ferland Mendi, ky i fundit asistoi për Brahim Diaz, i cili nuk mundi të gabonte nga aq afër duke kaluar Realin në avantazh në minutën e 10.
Vendasit barazuan shifrat me Kardoson në minutën e 33, i cili shënoi pas krosimit që mori nga goditja e këndit nga Isko. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në minutën e 52, pas asistit të Iskos, Rodrigez u pengua brenda zonës nga Rudiger, arbitri akordoi penallti dhe ndëshkoime karton të verdhë mbrojtësin gjerman. Isko u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi Betisin në avantazh. Edhe pse ka veshur fanelën e Realit për disa sezone, Isko festoi si i “çmendur” golin ndaj ish-ekipit të tij. Duhet thënë se Isko bëri një super ndeshje sot, dhe jo më kot u zgjodh si lojtari më i mirë i takimit.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Betis merr kështu një fitore të madhe dhe iu bën një nder të madh Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Pas kësaj fitoreje, Betis renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë, Reali mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, por tashmë do i ketë sytë nga sfidat e dy rivalëve. Atletiko e Madridit luan pas pak ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa Barcelona pret nesër Sociedadin.
Lini një Përgjigje