TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 19:25

Milani përgatit çdo skenar të mundshëm për stolin, kuqezinjtë zëvendësojnë Konseisaon me trajnerin surprizë të këtij sezoni

Shkruar nga Pamfleti

Milani përgatit çdo skenar të mundshëm për stolin,

E ardhmja e Sergio Konseisaos nuk është aspak e sigurt te Milan. Trajneri portugez rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Champions League dhe rezultateve të dobta në kampionat. 

Nëse nuk ndodhë tani, largimi i Konseisaos nga stoli i Milanit është i sigurt në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë filluar që tani të mendojnë për trajnerin e ri. 

Milani përgatit çdo skenar të mundshëm për stolin,

“Gazzetta dello Sport” raporton se dëshira e madhe e kuqezinjve mban emrin e Çesk Fabregas, spanjolli që po shkëlqen te Komo, ekip që është surpriza më e madhe e këtij sezoni në Serinë A. 

Filozofia e tij e lojës përkon me idetë që kanë drejtuesit e Milanit për ekipin e tyre. Përveç Fabregas, në radarin e kuqezinjve janë edhe dy emra të tjerë të njohur si Mauricio Sarri e Roberto De Zerbi, por dëshira e madhe është tekniku spanjoll. 
 

serxhio konseisao milan trajneri portugez

Lini një Përgjigje