
Rubin Kazan ka gjetur avantazhin përballë Akhmat Groznit në minutën e 10. Një gol ku protagonistë ishin Daku dhe Shabanhaxhaj.
Daku mori si duhet një top në kundërsulm. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk mendoi dy herë por asistoi për Shabanhaxhajn, që nuk mundi të gabonte i vetëm përballë portierit.
Kampionati rus ka rifilluar dhe kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19. Dyshja shqiptare që luan me Rubin Kazan e ka rinisur me këmbën e mbarë.
Lini një Përgjigje