TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 16:40

Miratohet rregulli i ri për sezonin e ardhshëm, Federata Ndërkombëtare e Futbollit paralajmëron portierët

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet rregulli i ri për sezonin e ardhshëm, Federata

Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) në mbledhjen e fundit ka miratuar disa rregulla të reja që do të hynë në fuqi nga sezoni i ardhshëm. 

Rregulli kyresor është ai që ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët. Sipas miratimit të ri, nëse portieri e mban topin për më shumë se 8 sekonda, arbitri do t’i japë goditje këndi ekipit kundërshtar. 

Rregulli i ri për portierët do të zbatohet për herë të parë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet nga 15 qershori deri në 15 korrik, dhe më pas do të aplikohet në të gjitha garat e sezonit të ri 2025-2026. 

Në mbledhjen e fundit, IFAB, miratoi dhe disa rregulla të reja për gjyqtarët e ndeshjes në lidhje me disa udhëzime të reja për poziconimine  tyre gjatë ekzekutimit të penalltive. 

federata ndërkombëtare e futbollit portierët

Lini një Përgjigje