TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 15:56

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, të dyja ekipet luajnë me pjesë

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, të dyja ekipet luajnë me

Është mbyllur me 4 gola dueli mes Laçit dhe Vllaznisë. Ekipet nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre. 

Fillimisht ishte Laçi që kaloi në avantazh me anë të Myrtas në minutën e 10, ndërsa Tresa nga pika e bardhë e penalltisë dyfishoi shifrat në minutën e 25. 

Me rezultatin 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë, teksa 45 minutat e dyta folën për shkodranët, të cilët ia dolën të gjenin golat. Fillimisht ishte Çoba në minutën e 55 që do rihapi sfidën, ndërsa për të vendosur baraspeshën mendoi Mensah në minutën e 63. 

Minutat e mbetura ishin edhe më të luftuara, por asnjëra prej ekipeve nuk ia doli të gjente rrugë e rrjetës për të siguruar 3 pikët. Kështu skuadrat ndajnë nga 1 pikë në kuadër të javës së 27 të Abissnet Superiore. 

laçi vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje