TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 20:09

“Mafia argjentinase fshihet pas hezitimit të mjekëve”, e bija e Maradonës në lot para gazetarëve: Jetojmë në terror

Shkruar nga Pamfleti

“Mafia argjentinase fshihet pas hezitimit të mjekëve”, e

Më 11 mars nis seanca e parë gjyqësore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Familjarët e legjendës së futbollit kanë akuzuar mjekët se kanë neglizhuar trajtimin e tij në spital pas hemoragjisë që pati në tru. 

Madje ata kanë shkuar edhe më larg duke akuzuar mafien argjentinase se fshihet ajo pas hezitimit të mjekëve. Sot e bija e Maradonës, Dalma, është paraqitur përballë gazetarëve në lot duke thënë:  

Kam frikë nga mafia dhe ata që kanë shumë para dhe pushtet, por nuk më intereson, unë do të vazhdoj në rrugën time. Mamaja ime më ka thënë të hesht dhe të mos flas më për këtë çështje, por unë nuk pranoj sepse i detyrohem kaq babait tim. Të gjithë duhet të marrin vesh të vërtetën”. 
 
Përpara drejtësisë kanë përfunduar plot tetë mjekë, të cilët kanë asistuar legjendën e futbollit në ditët e tij të fundit të jetës. 

dalma vajza e maradonës

Lini një Përgjigje