TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 18:36

Belgjika heq pas 16 sezonesh fazën “play off” për të shpallur kampionin, shembulli që ndoqi FSHF për ‘Final 4’ një dështim

Shkruar nga Pamfleti

Belgjika heq pas 16 sezonesh fazën “play off” për të

Nga sezoni 2026-2027 futbolli elitar në Belgjikë do ketë 18 skuadra dhe një renditje të përgjithshme, që në fund të 34 javëve do mësohet fituesi, skuadrat pjesëmarrëse në Evropë dhe dy klubet që do luajnë një ligë më poshtë. 

Ky vendim ka ardhur pas një votimi të ngushtë këtë të enjte nga klubet e Pro Ligë. Ndryshimi vjen pas 16 sezonesh kur futbolli belg e zhvillonte fazën finale të sezonit me play-off, duke ndarë skuadrat që luftonin për titullin kampion, atë në Ligën e Konferencës dhe klubet që rrëzohen. 

Kjo formulë e re sheh 34 takime, nga 40 që do zhvillojë këtë sezon të fundit me 16 skuadra. Rikthimi në formulën klasike me kampionat të rregullt është mirëpritur nga klubet, që duket se kanë mbajtur mbi shpinë një formulë që për ta nuk ka qenë aq efikase. 

"Ky është një përparim i madh," tha drejtuesi i Pro Ligë, Lorin Paris. “Asnjë klub nuk mori gjithçka që donte, por ky kompromis reflekton nevojat e ekipeve të mëdha dhe të vogla”. Megjithatë, ai pranoi sfidat e mundshme ligjore për reformën. 

Vendimi shënon fundin e sistemit përçarës të play-off-it të Belgjikës, i prezantuar në vitin 2009, të cilin shumë tifozë dhe klube e kritikuan si tepër kompleks. Lëvizja përafron Ligën Pro me shumicën e ligave evropiane, ku skuadra që përfundon në krye pas sezonit të rregullt kurorëzohet kampion. 

Formati i rishikuar përpiqet të balancojë kërkesat e klubeve më të mëdha për më pak ndeshje vendase për të lehtësuar mbipopullimin e ndeshjeve me ato të klubeve më të vogla, të cilët duan stabilitet financiar dhe shanse më të mira për mbijetesë në elitë. 

Formula play-off e Belgjikës ishte një nga shembujt që Federata Shqiptare e Futbollit aplikoi edhe në Superligë, aty ku pas 36 javëve të rregullta katër skuadrat e renditura në krye i drejtohen fazës

"Final 4" dhe përballjet mes tyre nxjerrin edhe kampionin e sezonit. 

Me Belgjikën që pas 16 vitesh eksperimente hoqi dorë nga formula play-off, FSHF për të dytin sezon aplikon këtë skemë në Shqipëri, teksa kujtojmë se sezonin e shkuar pati shumë kritika për mënyrën e shpalljes së skuadrës kampione. 

kampionati belg final 4 fshf

Lini një Përgjigje