TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 17:50

Caktohet data për derbin Milan-Inter në Kupën e Italisë, Asllani mungesë e sigurt për zikaltërit në ndeshjen e parë

Shkruar nga Pamfleti

Caktohet data për derbin Milan-Inter në Kupën e Italisë,

Federata italiane ka bërë me dije datat e fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

Empoli dhe Bolonja do të luajnë më 1 prill në orën 21:00, ndërsa derbi i Milanos më datën 2 prill në të njëjtën orë. 

Ndryshe nga fazat e mëparshme këtë herë ndeshjet janë me vajtje-ardhje dhe do të luhen më 22 dhe 23 prill. 

Ndërkohë që, nëse sfidat do të përfundojnë në barazim, do të kemi shtesë dhe pastaj penallti, ndryshe nga faza e çerekfinaleve ku shkohej direkt me penallti. 

Kristjan Asllani do ta humbasë ndeshjen e parë kundër Milanit, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Simone Inzagi. 
 
 

kristjan asllani kupa e italisë derbi i madoninës

Lini një Përgjigje