TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 17:03

Çfarë mendon presidenti Al Khelaifi? Mbërrin oferta 200 mln euro nga Arabia Saudite që shqetëson PSG-në

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë mendon presidenti Al Khelaifi? Mbërrin oferta 200 mln

Më pak yje dhe kampionë, një grup më i bashkuar. 

Kjo është filozofia e re e ndjekur nga PSG nën drejtimin e Luis Kampos, drejtori sportiv i klubit francez, i cili ka krijuar një organikë shumë të fortë edhe me ndihmën e trajnerit Luis Enrike. 

Problemi është se tani PSG duhet të ruhet nga Arabia Saudite. Në fakt, sipas “Le Parisien”, drejtuesi portugez 60-vjeçar duket se ka marrë një ofertë rekord prej 200 milionë eurosh për një detyrë 10-vjeçare. 

Një ofertë aspak e rastësishme duke parë se kontrata e Kampos me klubin parisien skadon në qershor dhe negociatat janë bllokuar për momentin. 

Synimi i Arabisë Saudite është ai që t’i japë pushtet të plotë drejtorit portugez në mënyrë që të krijojë një plan veprimi që mund të ndihmojë vendin të synojë gjysmëfinalet në Kupën e Botës 2034. 

Çfarë  mendon presidenti Al Khelaifi? Marrëdhënia me Kampos është e mirë, por nga Katari janë të sigurt se negociatat për rinovimin e kontratës kanë ngecur. 
 
 
 

luis kampos drejtori sportiv i psg arabia saudite

Lini një Përgjigje