TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 22:24

“Duam që Mançester Siti të dënohet”, vjen denoncimi nga La Liga: Ekipi i Guardiolës ka shkelur rregullat

Shkruar nga Pamfleti

“Duam që Mançester Siti të dënohet”, vjen

Sikur të mos mjaftonte hetimi në Premier Ligë, pasi dyshohet se ka shkelur 115 rregulla financiare, për Mançester Sitin ka një akuzë të re, këtë herë nga Havier Tebas. 

Kreu i La Liga-s ka raportuar Sitin në Komisionin Evropian për mashtrim financiar dhe konkurrencë të pandershme dhe kërkon dënimin e “Qytetarëve”. 

Ajo që më shqetëson më shumë janë kompanitë që janë jashtë City Football Group, aty ku shkojnë në fakt shpenzimet e Sitit. E gjitha që ata e bëjnë është mënyra se si t’i ikin ligjeve dhe rregullave.

Ne e kemi informuar Komisionin Europian për këtë gjë me fakte dhe numra. Rasti është ende në hetim, ndaj dhe s’kemi marrë përgjigje. 

Kur City Football Group e bleu Xhironën, i dërgoi menjëherë pesë lojtarë në huazim. I kemi parë vlerat e tyre dhe i kemi llogaritur, dhe dolëm në përfundim që në realitet ishin 40 herë më të mëdha sesa kishte raportuar Mançester Siti”, tha Tebas në një intervistë të fundit për “Marca”. 
 

mançester siti havier tebas presidenti i la liga

Lini një Përgjigje