TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 20:53

Mbrojtësi i kombëtares i jep fund dilemave, hedh firmën për madrilenët deri në vitin 2027

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi i kombëtares i jep fund dilemave, hedh firmën për

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ka zgjidhur të gjitha dilemat sa i përket të ardhmes së tij në futbollin spanjoll. Mbrojtësi i djathtë i lindur në Spanjë, por që nga viti 2017 pjesë e Shqipërisë, ka vendosur të zgjatë marrëveshjen me Rajo Vajekanon. 
 
Balliu ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2021. Por ai është kthyer në një prej liderëve në klubin madrilen dhe një emër i dashur për tifozët, ndonëse në sezonin aktual ka humbur vendin në formacionin titullar në klubin e La Liga. 

Lojtarin 33-vjeçar po e ndiqnin disa klube të tjera spanjolle, të gatshme të përfitonin në verë për ta transferuar me parametër zero. Por Balliu ka zgjedhur të qëndrojë te Rajo Vajekano dhe palët kanë bërë të ditur sot se kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @rayovallecano


 

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares shqiptare rajo vajekano

Lini një Përgjigje