TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 19:47

Edon Zhegrova jep lajmin e keq: Nuk do të jem në asnjë ndeshje të Lilës në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova jep lajmin e keq: Nuk do të jem në asnjë ndeshje

Edon Zhegrova është padyshim një prej talenteve shqiptarë më të komentuar të momentit. Për fat të keq, futbollisti ynë nuk mund të përjetojë dot emocionet e mrekullisë së Lilës që ka kaluar më tej në Champions League.  

Atje francezët do të përballen me Borusian e Dortmundit, por Zhegrova nuk do të jetë gati për shkak të dëmtimit.  

Në një intervistë për “Radio Dukagjini” me gazetarin Besmir Topalli, Zhegrova ka konfirmuar mungesën e tij. 

Ka qenë një kohë e vështirë për mua, por besoj që kjo periudhë do të më bëjë më të fortë mentalisht. Po punoj fort për t’u rikthyer edhe më i fuqishëm dhe po shfrytëzoj këtë kohë për të përmirësuar disa mangësi.  

Do të bëj maksimumin për t’u rikthyer dhe shpresoj ta arrij këtë synim. Nëse rehabilitimi shkon sipas  planit, mund të jem gati në mes të marsit, por nëse jo, atëherë në fund të marsit. Ndaj Dortmundit nuk do të luaj në asnjërën nga ndeshjet”, tha Zhegrova. 
 

edon zhegrova sulmuesi shqiptar lilë

Lini një Përgjigje