TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 17:11

I kërkoi autograf Mesit për një anëtar të familjes me nevoja speciale, pezullohet arbitri

Shkruar nga Pamfleti

I kërkoi autograf Mesit për një anëtar të familjes me

Arbitri Ortiz Nava është pezulluar për gjashtë muaj nga futbolli, sepse i kërkoi një autograf Leo Mesit në fund të ndeshjes. 

Meksikani iu afrua sulmuesit të Inter Majemit, në përfundim të ndeshjes së parë ndaj Kansas Sitit, e vlefshme për Champions League të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. 

Pamja u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen, ndërsa edhe zyrtarët e Kansas Sitit e denoncuan ngjarjen. 

Menjëherë konfederata nisi hetimin dhe e cilësoi veprimin të papërshtatshëm dhe shkelje e normave të kodit të sjelljes. 

Edhe pse u mbrojt duke deklaruar se autografin e kërkoi për një anëtar të familjes me nevoja speciale, në fund arbitri e pranoi pezullimin 6-mujor. 
 

ortiz nava arbitri meksikan lionel mesi

Lini një Përgjigje