TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 07:57

Lajm i keq për Sylvinhon, mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli dëmtohet ndaj Juves

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i keq për Sylvinhon, mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli

Duket nuk kanë fund shqetësimet për mbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajlin. Ai ka luajtur vetëm pjesën e parë të takimi mes Juventusit dhe Empolit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lënë fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi, shkalla e të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ironia e fatit është se Ismajli u dëmtua po ndaj Juventusit, edhe rreth një muaj më parë.

Sot, me gjasa do të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit të mbrojtësit Ardian Ismajli, ku natyrisht trajneri Sylvinho do të rrijë me gishtat e kryqëzuar, pasi sikurse dihet në muajin mars për Kombëtaren kuqezi fillon edhe aventura eliminatore për Botërorin 2026.

Lini një Përgjigje