
Eliminim dramatik i Juventusit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë e Tiago Motës u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit me 11-metërsha, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Maleh në minutën e 24 dhe Turam në minutën e 66, ishin autorët e golave, ndërkohë që për sa i përket penalltive, Vlahoviç dhe Jilldiz gabuan te Juventusi. Tek Empoli i realizuan të 4 futbollistët e përzgjedhur.
Për sa i përket Ismajlit, ai mbajti shiritin e kapitenit dhe qendroi në fushë 45 minuta. Në gjysmëfinale Empoli do të përballet me Bolonjën.
Lini një Përgjigje