TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 21:28

Shpresa e fundit për skuadrat mbetet “Final Four”, Kupa e Shqipërisë ‘shkatërron’ garën për Europën

Shkruar nga Pamfleti

Shpresa e fundit për skuadrat mbetet “Final Four”, Kupa e

Kupa e Shqipërisë ka njohur sot katër gjysmëfinalistët për këtë edicion. Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo kaluan më tej. 

Të katërta këto ekipe janë aktualisht në zonën e “Final Four”. Kështu shpresa e vetme për ekipet e tjera të Superiores, mbetet të futen në zonën e katërshes. 

Dhe sigurisht nuk duhet që skuadra e cila del nga ajo zonë, të fitojë Kupën. Një skenar mjaft i vështirë për skuadrat e elitës, që aktualisht pozicionohen poshtë vendit të katërt dhe kërkojnë Europën. 

Kujtojmë se për të vendosur çiftet gjysmëfinaliste do të ketë short nga FSHF. 
 

kupa e shqipërisë dinamo egnatia partizani vllaznia

Lini një Përgjigje