TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2026, 22:00

Sulmi iranian, reagon ashpër ministri izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi iranian, reagon ashpër ministri izraelit: Teherani duhet të

Lindja e Mesme është përfshirë sërish nga tensione të forta pasi Irani ka ndërmarrë një sulm me raketa ndaj Izraelit, duke i dhënë fund armëpushimit të vendosur në muajin prill.

Sipas autoriteteve izraelite, alarmet ajrore u aktivizuan në disa rajone të vendit pasi u identifikuan lëshime raketash nga territori iranian. Ushtria bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore u angazhuan menjëherë dhe arritën të neutralizonin një pjesë të raketave balistike.

Ndërkohë, media ndërkombëtare raportojnë se objektiv i sulmit kanë qenë edhe zona pranë Tel Avivit. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e zhvillimeve, autoritetet iraniane vendosën të mbyllin hapësirën ajrore të vendit, ndërsa një sërë fluturimesh civile u anuluan ose ndryshuan itinerarin për arsye sigurie.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Teherani paralajmëroi se do të kundërpërgjigjej ndaj bombardimit izraelit në periferinë jugore të Bejrutit. Nga ai sulm, sipas raportimeve, humbën jetën dy persona dhe të paktën 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Në anën tjetër, Izraeli ka rritur nivelin e gatishmërisë në të gjithë territorin, duke pezulluar aktivitetin mësimor dhe duke vendosur kufizime për grumbullimet publike.

Retorika mes palëve është ashpërsuar menjëherë pas sulmit. Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, reagoi me një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke deklaruar: “Sonte Teherani duhet të digjet".

Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump është informuar për situatën dhe po monitoron nga afër zhvillimet, teksa frika për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon mbetet e lartë.

lindja e mesme tensione irani izraeli sulme

Lini një Përgjigje