TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2026, 21:19

"Je budallqe ose e korruptuar", Trump ofendon gazetaren dhe braktis intervistën

Shkruar nga Pamfleti
"Je budallqe ose e korruptuar", Trump ofendon gazetaren dhe braktis
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu një intervistë televizive me gazetaren e NBC-së, Kristen Welker, pas një debati të ashpër mbi pretendimet e tij për parregullsi në zgjedhjet e Kalifornisë.

Gjatë emisionit “Meet the Press”, Trump deklaroi se procesi zgjedhor në shtetin amerikan është i manipuluar dhe se ka probleme me numërimin e votave. Megjithatë, kur u pyet nga moderatorja për prova konkrete që mbështesnin këto akuza, ai nuk paraqiti fakte, duke u shprehur se mbështetej te ajo që “shihte dhe dëgjonte”.

Biseda u tensionua më tej kur Welker kundërshtoi pretendimet e presidentit dhe theksoi se procesi i numërimit të votave në Kaliforni zhvillohet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara.

Në kulmin e debatit, Trump sulmoi moderatoren dhe median në përgjithësi, duke i akuzuar për mungesë objektiviteti dhe korrupsion.

“Ose je budallaqe, ose e korruptuar”, i tha ai gazetares gjatë intervistës.

Pak çaste më vonë, presidenti vendosi të ndërpresë bisedën dhe të largohet nga studioja.

“Le ta lëmë këtu, sepse u mërzita. Faleminderit, e dashur, kalofsh mirë”, tha Trump, përpara se të hiqte mikrofonin dhe të largohej, ndërsa moderatorja përpiqej të vazhdonte intervistën.

Lini një Përgjigje