TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 22:42

LDK-ja u rendit parti e tretë, Vjosa Osmani: Ky është hapi i parë drejt ri ngritjes së partisë

Shkruar nga Pamfleti
LDK-ja u rendit parti e tretë, Vjosa Osmani: Ky është hapi i
Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rezultati i sotëm zgjedhor është vetëm hapi parë drejt ringritjes së partisë më të vjetër në vend.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot qytetarët nëpërmjet votës kanë ndihmuar që të ri balancohet skena politike.

Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.

Osmani shtoi se qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje. Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen që vendit t’i japin institucione.

Osmani, foli edhe për çështjen e presidentit, teksa shtoi se VV’ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për presidente.

‘’Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të 7 të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime’’, tha ajo.

osmani

Lini një Përgjigje