TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 06:58

Temperatura deri në 34°C, si parashikohet moti për ditën e hënë

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 34°C, si parashikohet moti për ditën e
Ilustrim

Temperaturat deri në 34 gradë Celsius, ndërsa në relievet malore priten shtrëngata afatshkurtra

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së hënë, 8 qershor, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa herë pas here do të ketë alternime me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit.

Nga orët e mesditës deri në pasdite, në relievet kodrinore dhe malore priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut, reshjet mund të shoqërohen hera-herës me shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në disa qytete të vendit, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 15 deri në 20 gradë Celsius. Qytetet më të ngrohta parashikohen të jenë Tirana, Shkodra, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra, me temperatura që do të prekin vlerën 34 gradë Celsius.

Temperatura deri në 34°C, si parashikohet moti për ditën e

Temperatura deri në 34°C, si parashikohet moti për ditën e

 

temperatura parashikimi moti

Lini një Përgjigje