TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 20:51

Numërohen mbi 70 për qind e votave në Kosovë, LVV-ja kryeson por nuk krijon dot qeverinë e vetme

Shkruar nga Pamfleti
Numërohen mbi 70 për qind e votave në Kosovë, LVV-ja kryeson
Albin Kurti

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vijon të kryesojë garën me 43.09% të votave...

Procesi i numërimit të votave në Kosovë po vazhdon me ritme të shpejta. Deri më tani janë numëruar 1,819 nga 2,498 qendra votimi, ose rreth 72.82% e totalit të votave.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vijon të kryesojë garën me 43.09% të votave, duke grumbulluar 207,253 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.82% ose 104,943 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 17.98% të votave, që përkthehen në 86,456 vota.

Numërohen mbi 70 për qind e votave në Kosovë, LVV-ja kryeson

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 7.63% të votave, ose 36,683 vota. Lista Serbe rezulton me 4.73%, duke marrë 22,770 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka grumbulluar 0.68% ose 3,255 vota.

Më më shumë se një të katërtën e qendrave të votimit ende pa u numëruar, rezultatet mbeten paraprake dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit.

zgjedhjet kosovë

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky nuk merr dot votat ne Kacove e na erdhi te merrte vota ne Shqiperi? Kjo qe nje levizje e cuditeshme idiote qe e shumezoi me zero personin e tij. Si mund te hyje ne zgjedhje te nje shteti tjeter e u lejua te hyje ne zgjedhjet e Shqiperise me particken VV, nuk e di. Shqiptaret kane qene popuj bari malesh e kurre nuk mesuan se c'eshte qyteterimi e shteti. Mori pavaresine Kosova, rruajten e perlane toka te gjithe te paret e shtetit me zagaret e tyre. U be dhjerokraci ne Shqiperi o burra kush te rrembeje toka e tia mbathe. Pastaj na e rruan i huaji kollaj fare se kush e ka gjene e vjedhur e leshon lehte. Paskan pasur te drejte Helenet qe na kane quajtur popull barbar.

    Lini një Përgjigje