TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 19:59

Vrasja e boksierit Besar Nimani, publikohen pamjet e sulmit ku mbetën të plagosur disa persona (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e boksierit Besar Nimani, publikohen pamjet e sulmit ku mbetën

Janë publikuar pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. 

Sipas raportimeve të mediave gjermane, të plagosurit mësohet se janë familjarë të pandehurit për rastin e Nimanit. 

Vrasja e boksierit Besar Nimani, publikohen pamjet e sulmit ku mbetën

Mësohet se vëllai i të  pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën. 

Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. 

Vrasja e boksierit Besar Nimani, publikohen pamjet e sulmit ku mbetën

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë vrapuar për t’u larguar nga zona teksa kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa mund të dallohet edhe një tjetër, i cili thuhet se është plagosur dhe ka tentuar të vrapojë me një këmbë. 
 
Autor i dyshuar i vrasjes së boksierit shqiptar është Hüseyin Akkurt 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar. 

Mësohet se para Gjykatës kanë shkuar forca atë shumta policie dhe ambulanca. Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë shtrirë të plagosur përtokë. 

Ndërkohë që mësohet se ka rënë në prangat e policisë njëri nga autorët e sulmit, ndërsa bashkëpunëtori tij është ende në arrati.
 

besar nimani boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje