TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 19:14

Përmbyset rezultati i ndeshjes së parë, Skënderbeu i bën dhuratë Kupën Dinamos; Blutë kualifikohen në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset rezultati i ndeshjes së parë, Skënderbeu i

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale. 

Koha e rregullt e kësaj sfide përfundoi 0-2 në favor të djemve të Ilir Dajës, me autogolin e Nasto dhe golin e shënuar nga Mandela. Kjo bëri që sfida të shkonte në shtesën e madhe 30 minutëshe. 

Pikërisht në shtesë, Dinamo bëri atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Qardakun dhe Zabërgjën. 

Kështu, dinamovitët bëhen gjysmëfinalistët e katërt, pas Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias. 

dinamo skënderbeu kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje