
Lionel Mesi, është ndëshkuar financiarisht pas një konfrontimi të tensionuar me një nga trajnerët e Nju Jork Sitit.
Incidenti ndodhi të shtunën pas ndeshjes hapëse të sezonit të ri të Major League Soccer (MLS), ku Inter Majemi barazoi 2-2 me skuadrën nga Nju Jorku.
Sipas pamjeve të publikuara, Mesi u afrua me nervozizëm drejt bankinës së skuadrës kundërshtare dhe e kapi në qafë njërin nga trajnerët pas përfundimit të ndeshjes.
Ky veprim çoi në një hetim nga Komisioni Disiplinor i MLS-së, i cili vendosi ta gjobisë Mesin me një shumë që nuk është bërë publike.
Përveç Mesit, edhe bashkëlojtari i tij tek Inter Majemi, Luis Suarez, u përfshi në një incident tjetër gjatë ndeshjes.
Sulmuesi uruguaian pati një përplasje me mbrojtësin e Nju Jork Sitit, Birk Risa, për të cilën gjithashtu u gjobit nga autoritetet disiplinore të ligës.
Ky incident ka shkaktuar polemika të shumta në mediat sportive, ndërsa as Inter Miami dhe as MLS nuk kanë dhënë komente të detajuara mbi natyrën e masave disiplinore.
Lini një Përgjigje