TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 17:00

Egnatia nuk lejon surprizat, rrogozhinasit kalojnë pengesën Bylis dhe kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia nuk lejon surprizat, rrogozhinasit kalojnë pengesën Bylis dhe

Egnatia dhe Bylis kanë barazuar 2-2 në sfidën e kthimit, që kishte vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një takim që i pa të gjitha në Rrogozhinë. 

Në fund janë të besuarit e Edlir Tetovës që kalojnë më tej, pasi kishin fituar takimin e parë në transfertë me rezultatin 1-3. 

Fillimisht sfida u zhbllokua me penallti të realizuar nga Gjata për miqtë, ndërsa gjyqtari e akordoi pasi u thirr nga VAR për ta riparë rastin. 

Baraspesha erdhi në fundin e pjesës së parë nga Xhemajli. Në pjesën e dytë gjithçka u vështirësua për Bylisin e Mezanit, teksa Përndreca u largua me karton të kuq në minutën e 69. 

Fill pas këtij momenti, Egnatia shënoi golin e përmbysjes me Bakajoko. Ballshiotët nuk u dorëzuan duke barazuar, por vetëm kaq. 

bylis egnatia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje