
Një fitore me vuajtje, por Interi arrin të mposhtë Lacion. Zikaltrit triumfojnë në shtëpi ndaj kryeqytetasve me rezultatin e pastër 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Një fitore që e kalon menjëherë Interin në gjysmëfinale të Kupës. Fillimisht ishte Marko Arnautoviç me një supergol në pjesën e parë që i dha avantazhin vendasve. Ndërsa në të dytën ishte Hakan Çalhanoglu që zëvendësoi Asllanin, me një gol nga pika e bardhë.
Lojtari i kombtëares shqiptare e nisi sfidën që nga minuta e parë, por në minutën e 63 i la vëndin Çalhanoglu. Tashmë në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Milanin ku do të luhet sërish Derbi i Milanos.
Lini një Përgjigje