TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 19:55

Vendos ruleta e penalltive, Vllaznia kalon në gjysmëfinale pas barazimit të çmendur në Shkodër me Elbasanin

Shkruar nga Pamfleti

Vendos ruleta e penalltive, Vllaznia kalon në gjysmëfinale pas

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Elbasani dhuruan spektakël, në një sfidë ku u shënuan 6 gola brenda kohës së rregullt. Në minutën e 15, Vllaznia kaloi në avantazh pas autogolit të Bruno Lilës. Xhonathan Lajthia barazoi shifrat për miqtë në minutën e 25, me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë. 

Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ishte sërish Lajthia që shënoi për Elbasanin. Shkodranët u kundërpërgjigjën shpejt duke barazuar shifrat pas 5 minutash, goditja e Gurishtës u devijua nga Musta dhe topi përfundoi në rrjetë. 

Festa e madhe për shkodranët erdhi në minutat shtesë, me golin e shënuar nga Ardit Krymi. Por festa e tyre zgjati shumë pak, pasi miqtë barazuan shifrat në minutën e 96, me Olberkis, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. 

Ndeshja shkoi në shtesë, duke qenë se sfida e parë kishte përfunduar edhe ajo në barazim, por pa gola. Shtesa prej 30 minutash nuk solli ndryshim të rezultatit dhe dy ekipet iu drejtuan penalltive. 

Nga pika e bardhë ishin lojtarët e Vllaznisë ata që u treguan më të saktë, duke fituar me shifrat 5-4, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale. 
 

vllaznia elbasani kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje