
Inter Majemi barazoi 2-2 kundër Nju Jork Sitit në ndeshjen hapëse të MLS për këtë sezon. Ylli i vendasve dhe i futbollit botëror, Lionel Mesi nuk mundi të ishte protagonist me gol, por me sjelljen e tij karshi arbitrit.
"Pleshti” asistoi për golin e parë të të tijve, pa ia dalë ta ndalte vetë topin në rrjetë. Fundi solli edhe acarimin e argjentinasit me arbitrin dhe kundërshtarët.
Mesi iu afrua arbitrit Mendoza duke protestuar me forcë për një vendim të tijin, gjë që i kushtoi kartonin e verdhë. Sidoqoftë, tensioni nuk u ndal aty. Ndërsa po largohej nga fusha, ndihmëstrajneri i Nju Jork Sitit, Mehdi Balushi, i tha diçka që Mesi nuk e priti mirë.
Pas një shkëmbimi fjalësh, argjentinasi vendosi dorën në pjesën e pasme të qafës së Balushi për disa sekonda, duke shkaktuar polemika të mëdha.
???? Messi molestó le reclama al árbitro al final del partido
— La Cancha Digital (@lacanchadigital) February 23, 2025
????️ Inter Miami 2-2 New York City pic.twitter.com/pEtyocWXrx
Lini një Përgjigje