
Beshiktashi ka fituar në transfertë përballë Antaliaspor në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3 të Kupës së Turqisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Corendon Airlines Park”, përfundoi me shifrat 1-2.
Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica ishte protagonist absolut në këtë ndeshje, duke asistuar në golin e dytë dhe të fitores për të tijtë. Në minutën e 76 të sfidës, Rashica mori topin nga mesfusha dhe më pas pasoi te Rafa Silva.
Topi i goditur nga ky i fundit përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë “shqiponjave” fitoren. Ndryshe nga Rashica, Ernest Muçi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar me ekipin.
Lini një Përgjigje