TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 17:02

Një emër i madh i futbollit shqiptar te Milani, plani i kuqezinjve për revolucionin e madh të verës

Shkruar nga Pamfleti

Një emër i madh i futbollit shqiptar te Milani, plani i kuqezinjve

Milani ka në listë një emër të madh të futbollit shqiptar dhe menaxhimit sportiv, Igli Tare, i cili mund të bëhet drejtor sportiv i klubit kuqezi. 

Sezoni i Milanit është në prag të dështimit dhe në Milano pritet të nisë një revolucion total jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në nivel drejtuesish. 

Një emër i madh i futbollit shqiptar te Milani, plani i kuqezinjve

Nëse skuadra nuk arrin në katër vendet e para, ky ndryshim do të jetë thuajse tronditës. “Corriere dello Sport” ka shkruar si opsion edhe emrin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare. 

Ai më parë ka qenë drejtues sportiv te Lacio. Një emër tjetër në listën kuqezi është Fabio Paratici, me eksperiencë te Juventusi dhe Totenhemi. 

milan igli tare zlatan ibrahimoviç

Lini një Përgjigje