
Atalanta është skuadra e radhës që është vënë në gjurmët e Kristian Shpendit. Në Itali, raportohet se drejtuesit e klubit zikaltër, po ndjekin sulmuesin shqiptar.
Me 10 gola dhe 1 asist në Serinë B, Shpendi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndonëse rinovoi te Çezena deri në vitin 2028, gjasat që 21-vjeçari të qendrojë aty edhe për sezonet e ardhshme, janë shumë të vogla.
Më herët për Shpendin është përfolur edhe për interesime nga klube si Roma, Fiorentina, Juventusi dhe Benfika, ndërsa në listë është shtuar edhe Atalanta.
Këta të fundit kanë nisur që tani punën për lëvizjet që do të bëjnë në verë dhe Shpendi është një nga lojtarët që po studiohet.
Lini një Përgjigje