TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 17:47

Zyrtarizohet një tjetër miqësore, Shqipëria U-21 përballë Greqisë më 21 mars

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarizohet një tjetër miqësore, Shqipëria U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars. 
FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00. 

Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30. 

Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të vëzhguar dhe testuar grupin që do të ketë në dispozicion. 


 Zyrtarizohet një tjetër miqësore, Shqipëria U-21

shqipëria u-21 greqia u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje