TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 18:41

“Seria A një ëndërr”, Alen Sherri: Kaljari më ngjason me Shkodrën ku jam rritur

Shkruar nga Pamfleti

“Seria A një ëndërr”, Alen Sherri: Kaljari më

Portieri i Kombëtares, Alen Sherri prej verës së vitit 2024 është pjesë e Kaljarit në Serinë A. 
Shkodrani duket se është ambientuar më së miri dhe e ndjen veten si në shtëpi, teksa në një aktivitet të zhvilluar së fundmi e ka krahasuar qytetin e Kaljarit me Shkodrën ku ka lindur dhe është rritur. 

Krenari, kështu e përshkruan “gardiani” të qenit pjesë e Kombëtares. 

Jam i lumtur që i sjell një mesazh të gjithë të rinjve që kanë një ëndërr. Kam lindur në Shqipëri dhe që i vogël kisha dëshirën të luaja në Serinë A, arrita ta realizoja. Çdo djali dhe vajze i them që të besojnë në ëndrrat e tyre, çfarëdo që të jenë dhe të përpiqen ditë pas dite për ta realizuar duke mos u dorëzuar kur shfaqen vështirësi. 

Në qytetin tim është krijuar skuadra e parë e futbollit të femrave në Shqipëri, më ka ndodhur të luaj me vajza dhe jam argëtuar pa pasur asnjë lloj paragjykimi. Pak nga pak, futbolli i femrave u rrit.” 

Grumbullimi me Shqipërinë? Të vesh atë fanelë është një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe për mua, më bën krenar. 

Si ndjehem në Kaljari? Qyteti është i shkëlqyer, i ngjan atij ku jam rritur në vendin tim. Po marr shumë ngrohtësi nga tifozët, nuk mund të kërkoj më shumë”, tha Alen Sherri. 

Kujtojmë se portieri ka qenë titullar në disa ndeshje dhe ka bërë paraqitje të mira për sardët. 

alen sherri portieri i kombëtares shqiptare kaljari

Lini një Përgjigje