TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 19:25

Kupa e Italisë/ Ismajli kthehet nga dëmtimi dhe është gati për Juventusin

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Italisë/ Ismajli kthehet nga dëmtimi dhe është gati

Ardian Ismajli duket se ka lënë pas më në fund dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës në javët e fundit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të Empolit për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. 

Futbollisti shqiptar është një nga elementët kyç të kësaj skuadre dhe mungesa e tij ka përkuar me një kolaps të mirëfilltë në fazën mbrojtëse të ekipit që tashmë ka rrëshqitur në zonën e ftohtë të klasifikimit në Serinë A. Këtë e theksoi edhe trajneri Roberto D’Aversa, në konferencën e sotme për shtyp. 

Ismajli duhet të jetë pjesë e të grumbulluarve, pastaj do të vendosim minutazhin dhe nëse do ta nisë nga fillimi. Për ne, është një lojtar shumë i rëndësishëm, mungesën e të cilit e kemi ndjerë”, theksoi D’Aversa para mediave. 

ardian ismajli futbollisti shqiptar empoli

Lini një Përgjigje