
Partizani ka triumfuar në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Kështu, Partizani është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Shqipërisë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi pikërisht Partizani me anë të Podstrelov. Sulmuesi bjellorus gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18. Të kuqtë mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 41, kur Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.
Me nisjen e pjesës së dytë, kurbinasit ishin më kërkues, teksa gjetën barazimin me Bibon në minutën e 57. Kur gjithçka u mendua se do të shkonte në shtesë, ishte Albers Keko që “fiku” Laçin.
Sulmuesi i Partizanit shënoi në minutën e 89 të sfidës, duke i dhënë të tijve një kualifikim drithërues në fundin e sfidës.
Lini një Përgjigje