TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2025, 20:46

Mesi bën tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë: Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në “Camp Nou-n” e ri

Shkruar nga Pamfleti

Mesi bën tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë:

Lionel Mesi është një nga lojtarët më të mëdhenj në futboll dhe argjentinasi po përgatit rikthimin në “Camp “Nou”. Sipas gazetarit të njohur, Aleks Kandal bëhet me dije se “Pleshti” mund të ketë destinacionin e fundit në karrierën e tij rikthimin te Barça. 

Kjo pasi sipas Kandal, vetë Mesi ka shprehur hapur dëshirën e tij për të luajtur sërish në “Camp Nou”. Kjo bën tifozët të ëndërrojnë që “idhulli” i tyre të mund të rikthehet te katalanasit, ekip ku ka shkruar historinë në futboll. 

Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri”, është shprehur Mesi sipas Kandal në një deklaratë të dhënë së fundmi. Kjo sigurisht ka shkaktuar shumë zhurmë dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimi do të mund të marrë kjo pistë në muajt e ardhshëm. 

Siç dihet, argjentinasi ka kontratë me Inter Majemin deri në fund të këtij viti dhe gjasat për të rinovuar sërish mes tyre janë shumë të pakta. Në këto kushte duket më realist rikthimi te Barça. 
 

lionel mesi sulmuesi argjentinas barcelona

Lini një Përgjigje