TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 16:20

Ishte titullar në fitoren e Inter ndaj Lacios, Asllani humb përballjen me Milanin

Shkruar nga Pamfleti

Ishte titullar në fitoren e Inter ndaj Lacios, Asllani humb përballjen

Kristjan Asllani u aktivizua si titullar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Lacios, e vlefshme për Kupën e Italisë, ndërsa zikaltrit siguruan vazhdimësinë në këtë turne, ku në gjysmëfinale do të kenë një përballje me Milanin.

Por përtej paraqitjes pozitive të Asllanit, mesfushori shqiptar ka marrë edhe një lajm të keq gjatë kësaj sfide. Një faull në pjesën e parë të takimit solli ndëshkimin e tij me karton të verdhe, që do të rëndojë shumë për futbollistin kuqezi.

Kjo, për faktin e thjeshtë se ai plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në Kupë dhe do të jetë mungesë e sigurt në takimin e radhës në këtë turne.

Kësisoj, Asllani nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Milanit, teksa pritet të jetë një alternativë për sfidën e kthimit që vlen një biletë për në finale.

Lini një Përgjigje