
Po afrohen ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe një nga shqetësimet kryesore të tifozëve kuqezi është gjendja fizike e kapitenit tonë, Berat Gjimshiti.
Ai ka qenë i pafat në muajt e kaluar, sepse është dëmtuar para ndeshjeve me kombëtaren, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij. Madje, edhe grumbullimin me djemtë kuqezi.
Ngarkesa në këmbët e tij është e dukshme, sidomos sepse ai tashmë ka hyrë në vitet e fundit të karrierës. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe nga Champions League, Atalanta do të luajë vetëm në kampionat dhe kjo do ta lehtësojë fizikisht qendërmbrojtësin.
Në ndeshjen e fundit, Gjimshiti ngjalli frikë te tifozët shqiptarë duke dalë nga fusha para kohe për shkak të një shqetësimi. Atalanta, megjithatë, pas ndeshjes ka siguruar se gjendja e tij është optimale.
Lini një Përgjigje