TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2026, 09:35

Ish-kryetari i PS shpërthen ndaj Ramës: Je përgjegjësi i vetëm për këtë çorbë që ke gatuar, krijove administratën më të korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryetari i PS në Korçë, Muharrem Meko, i cili me një postim në rrjetin social, thekson se administrata e Ramës është më e keqja në 114 vite shtet, madje duke konkurruar edhe atë të Berishës.

Ish-kryetari i PS shpërthen ndaj Ramës: Je përgjegjësi i
Edi Rama

Teksa ka mbi 50 ditë që qytetarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e tij, Edi Rama flet për “Besë” dhe administratë që do të ndryshojë.

Për këtë ndryshim ka folur edhe ish-kryetari i PS në Korçë, Muharrem Meko, i cili me një postim në rrjetin social, thekson se administrata e Ramës është më e keqja në 114 vite shtet, madje duke konkurruar edhe atë të Berishës.

Ai thotë se kjo qeveri ka larguar edhe të rinjtë nga vendi, kurse përgjegjës për “çorbën” është vetëm kryeministri.

“Oooo i Modh! Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!”, shkruan ai mes të tjerash në postimin e tij në Instagram.

Reagimi i plotë i Muharrem Mekos:

“Më në fund “i modhi” e paska kuptuar se Administrata na paska qenë shkaktarja e sherrnajës…dhe rebelimit të ‘Pelikanëve’!

Pra s’janë shkaktarët e vërtetë, as korrupsioni marramendës, as ikjet e fëmijve të Shqipërisë, as shitja e trojeve e pronave publike buzë detit nga striptistët , as mungesa e drejtësisë, as mungesa e shëndetësisë…

-Asnjëra, asnjëra prej tyre….përveçse Administrata!

Fatkeqësisht, gjithçka që sot më shumë se kurrë po bëhet së prapthi, apo edhe s’bëhet fare, bëhet keq apo djallëzisht, në dëm të shqiptarëve e deri për interesa të dyshimta në emër të antishqiptarizmit, apo edhe milionave të zeza që djeg e përvëlon zemrat e shqiptarëve, ka pikërisht këtë emër të neveritshëm!

…kur duhet të ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe, përderisa përceptimi qytetar për administratën është si ai një fëmijë për prindin; ndërkohë që korrupsioni galopant e kanë ulur tejmase besimin ndaj saj, e meritokracia në kufijte e analfabetizmit ia kanë ulur kokën shqiptarit, të përgjëruar për “prindin” e munguar, si asnjë populli tjetër në Europë!

Personalisht jam shprehur hapur e prej kohësh se, në historinë 114-vjeçare të shtetit shqiptar, administratë të korruptuar e analfabetë të këtij standardi si kjo e sotmja, as ka patur e as do të ketë!

Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!

Oooo i Modh !

Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!

…e për ty personalisht, si koka e saj ??

– S’ mund të them asgjë, përveçse; -të zënçin sytë përpjekjet, mbështetja e qëndresa e atyre mijëra socialistëve të orëve të para, që shkel”.

ish-kryetari i ps shpërthen ndaj ramës

2 Komente

  1. t
    tfhh

    Dava partiak qe e paskan hequr nga puna!

    1. S
      Socialist

      Te lumte penda o Muharrem, duhet te flasin te gjitha ish kryetaret e PS ne rrethe apo edhe me gjere, qe mbajten peshen e madhe te traformimi te PS, qe keshtu si e katandisi ky soj udheheqesi do te duhet nje shekull te ribehet PS me vlerat e saja kur e mori ky pseudosocialist. Bravo i nderuar Meko

      Lini një Përgjigje