TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 18:08

Fituan në transfertë kundër Espanjolit, zbulohet prapaskena pse Kumbulla sakrifikoi për Espanjolin

Shkruar nga Pamfleti

Fituan në transfertë kundër Espanjolit, zbulohet prapaskena pse

Espanjoli arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Alaveshit, pikë të cilat vlejnë shumë për luftën për mbijetesë. 
 
Ky sukses i ka dhënë disi frymëmarrje ekipit ku luan Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares i cili është huazuar për një sezon nga Roma, duket se i ka hyrë në zemër klubit spanjoll. 

Në mediat vendëse kanë zbuluar një prapaskenë përpara ndeshjes me Alaveshin, që lidhet me Kumbullën dhe Pol Lozanon, lojtarin tjetër. 

Ky i fundit ka qenë me të vjella dhe Marashi me temperaturë, por të dy kanë sakrifikuar dhe të nesërmen që ishte dita e ndeshjes, kanë luajtur titullarë, me shqiptarin që e përfundoi takimin deri në fund në fushë. 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare espanjol

Lini një Përgjigje